Ankimohet tenderi i 'Fushës' për shkurret në Tiranë

Vetëm pak ditë pas shpalljes së tenderit për blerjen e drurëve dhe shkurreve dekoratiove procedura ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit Publik.

Ka qenë kompania AlbGarden shpk në pronësi të Pjetër Trashaj që ka ankimuar tenderin me vlerë 36 milion lekë për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dhe shkurreve në kryeqytet.

Për ankesën e operatorit në fjalë nuk ka asnjë dokument bashkëngjitur, por shkak mund të jetë përjashtimi nga gara dhe pse ka ofruar vlerë më të ulët  se fituesi.

Sipas dokumenteve për këtë projekt, operatori AlbGarden shpk ka ofruar 35 milion lekë, FUSHA shpk rreth 36 milion lekë dhe subjekti DEA 09 shpk 37.7 milion lekë.

Fitues u shpall FUSHA shpk ndërkohë dy operatorët e tjerë janë skualifikuar për mosplotësim të kritereve të kualifikimit të përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Procedura është sinjalizuar si problematike nga Open Data, e cila ka shoqëruar me Flamur të Kuq dhe shënimin e skualifikimit të të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit.

Tenderi për vendosjen e drurëve dhe shkurreve dekorartive vjen në një kohë kur vendi po përballet me çmime të larta të produkteve bazë.

Do të jetë vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik që do të përcaktojë se cila nga palët ka të drejtë.

EMISIONET