Amnistia fiskale, Çoçoli: Kjo nismë mund të çojë ujin në mullirin e legalizimit të parasë kriminale

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, ka komentuar amnistinë fiskal, ku të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë territorit do të mund të ligjërojnë deri në 2 milionë euro, pavarësisht sesi i kanë krijuar të ardhurat.

Në një ntervistë për Ora Neës Çoçoli tha se nga kjo amnisti mund të kemi më shumë të këqija se sa të mira.

Sipas tij me miratimin e këtij ligji, dobësohet lufta kundër pastrimit të parave.

Fatos Çoçoli: Ajo çfarë ishte e re ishte qëndrimi shumë i fortë, i Dhomës Tshqiptaro-amerikane të tregtisë ndaj nismës së qeverisë sonë. Nga amnistia fiskale më shumë do të kemi të këqija se sa të mira. Pra përfitimet janë shumë më pak se sa rreziqet. Nga kjo amnisti do të dobësohet lufta  kundër pastrimit të parave. Shumë lehtë kjo nismë mund të çojë ujin në mullirin e legalizimit të parasë kriminale. Ky shqetësim i BE, i Fondit Monetar Ndërkombëtar, u kalua në një formë tjetër edhe nga Dhoma amerikane. Ky është një zë I biznsit të konsoliduar dhe me lidhje të gjëra dhe me biznesin amerikan.

 

EMISIONET