Amnistia fiskale? Eksperti i ekonomisë: Për 5 vjet "para e vdekur", qeveria e sheh zgjidhje për të paguar borxhin publik

Klodian Muço, ekspert ekonomie, duke analizuar aministinë fiskale të propozuar nga qeveria, thotë se përfitimi i vetëm është përdorimi i parave të saj për shlyerjen e borxhit publik.

Në një intrvistë për gazetaren Siklajda Shorja ai nënvizoi se këto para për 5 vite do jenë të "vdekura" pasi nuk do të mund të lëvizen nga banka.

"Do mbeten të bllokuara në bankë për 5 vjet, mund të quhen "para të vdekura". Nuk do injektohen në ekonomi në mënyrë të mënjehershme. Kjo duhet të ishte menduar dhe të bëhet sakrifica e plotë. Efekti në ekonomi do jetë afatshkurtër e shpresën se do gjenerohen mjaftueshëm para që kjo do na zgjidhte një sërë probkematikash si borxhi publik, kemi abuzuar në të kaluarën dhe amninistia është një formë për një zgjidhje".

Sa i takon çmimit të naftës që në bursa ka një rënie të ndjeshme por kjo nuk po reflektohet njësoj në tregun vendas ai thotë se Bordi e ka mbaruar misionin e tij pasi roli i tij është inekzistent.

"Bordi duhet të kishte pushuar së funksionuar, nuk po bën asgjë. Përkundrazi po dëmton qytetarët. Nëse krahasojmë javën e dy të marsit me sot shikojmë se tregtarët treguan se sa herë ndryshonte nafta në bursë ata refklektonin sepse funizoheshin çdo 24 orë. Sot shohin që çmimi i naftës reduktohet në bursë por ndërhyrja e Bordit nuk është frekuencë ditore por mblidhet kur  sheh të arsyeshme. Ndërhyn me vonesë. Bordi e ka përfudnuar misionin e vet. Kemi instrumenta të mjaftueshëm për të monitoruar tregtarët".

EMISIONET