Amnistia fiskale e qeverisë, Ngjela: Duhet të hidhen para në treg, kjo është loja. Krimin ta gjejë SPAK

Paralajmërimet e ndërkombëtarëve dhe skepticizmi i tyre për realizimin e amnistisë fiskale në Shqipëri nuk kanë ndikuar në qeverinë e drejtuar prej Edi Ramës.

Tashmë projektligji është paraqitur për konsultim publik e më tej do të vijohet me votimin në qeveri e parlament.

Sipas draftit me 25 nene të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë territorit do të mund të ligjërojnë deri në 2 milionë euro, pavarësisht sesi i kanë krijuar të ardhurat.

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Rtv Ora thotë se e mbështet këtë iniciativë pasi ka nevojë për para në treg.

E nëse përmes kësaj amnistie do ti hapet rruga pastrimit të parave të krimit të organizuar, ai thotë se kjo është një çështje për të cilën duhet të mendohet gjyqësori dhe jo qeveria.

Ngjela: Ato që janë krime i kap pushteti gjyqësor jo politika europiane. Krimin e organizuar dhe korrupsionin e ka  SPAK, pyet SPAK. Unë them që është gjë normale që qeveria do bëjë amnisti fiskale. Krimin se ka në dorë qeveria por pushteti gjyqësor, ta kapë. Amnsitia fiskale që bën qeveria është për paratë që hidhen në treg. Unë i kam kërkuar qeverisë me kompetencën time të rrisë rrogat deri në 700-800 mijë lekë. Kërkoj që të derdhen para në treg, duhet të investosh para në treg. Kjo është loja e sotme. Kur bën aministi fiskale është një shenjë që hidhen  para në treg. Ku është krimi, le ta kapë pushteti gjyqësor.

EMISIONET