ALERT! Mandarina e portokalle me Chlorpyrifos, Jorgaqi: Kemi shtuar marrjen e mostrave nga produktet

Ju kujtohet alarmi i dhjetorit me mandarinat shqiptare që rezultuan me mbetje pesticidesh në Kroaci e madje dhe me të ndaluarin Chlorpyrifos?

Tashmë, ne po konsumojmë agrume nga Greqia dhe Italia me të njëjtin problem serioz, në qetësi të plotë!

Pikërisht kjo çështje ishte pjesë e diskutimit në emisionin “ALERT!” në “Ora News”, ku tashmë është rikthyer importi i sasive të mëdha të mandarinave, portokallieve apo edhe e agrumeve të tjera nga ashtë me Chlorpyrifos.

Martin Jorgaqi, Drejtor i Menaxhimit të Riskut në AKU u shpreh se këto janë problematika që ka të bëjnë me sigurinë e ushqimit të konsumatorit.

“AKU e ushtron kontrollin si në plan vjetor në marrjen e mostrave dhe tashmë është shtuar numri i marrjeve të këtyre mostrave në produkte nga 1300 që kishim në 2024, në 1600 kemi këtë vit.

Problematikat që janë në Shqipëri me pesticidet janë problematika rajonale dhe zgjidhen fillimisht nëpërmjet besimit dhe heqjen e tyre nga tregu dhe asgjësimin e tyre, si dhe marrjen e masave për të njoftuar vendet partnere për situatat e krijuara sipas rasteve.

Ndaj ne kemi dalë me njoftimin përkatës për bizneset në sistemin RAS.

Nga ana tjetër nga rastet e dhjetorit na rezulton se këto produkte janë konsumuar nga qytetarët”, theksoi ndër të tjera Jorgaqi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET