AKSHI thellon skandalin: "Zhduken" 2.3 milion euro, Mirlinda Karçanaj hesht

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE  kanë vendosur t’i japin Shqipërisë miliona euro për sigurinë kibernetike fondet e AKSHI-t nuk dihet se ku përfundojnë. 

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit  nga viti 2019  deri në 2023 kompania  ‘Spot Communication’ ka marrë nga AKSHI 2.3 milionë euro.  

Jo vetëm media  që e ka të  drejtë  ligjore,  por çdo qytetar  i ketij vendi duhet të dijë nëse taksat e tij  përdoren në mënyre korrekte ose keqpërdoren. 

Në këto kushte Tv Ora News i ka dërguar AKSHI një kërkesë për informacion ku parashtrohet pyetja: 

Çfarë shërbimi ka kryer kompania ‘Spot Communication’ me 2.3 milionë euro të marra nga ky instritucion? 

Drejtuesja e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj ka vendosur të heshtë dhe të mos japë asnjë lloj informacioni se ku kanë përfunduar lekët e taksapaguesve, edhe pse e ka detyrim ligjor transparencën. 

Në bazë të nenit 2 pika 2 të ligjit nr.119/2014 për të Drejtën e Informimit parashikohet se ‘Informacion Publik’ është çdo e dhënë e regjistruar në çfarëdo lloj forme dhe formati gjatë ushtrimit të funksionit publik pavarësisht nëse është përpiluar ose jo nga autoriteti publik. 

Në kuptim të kësaj dispozite Drejtoresha e AKSHI e ka detyrim ligjor dhënien e informacionit por me sa duket  zonja Karçanaj i ka mbivendosur ligjit paligjshmerinë. 

 E teksa drejtuesja e institucionit i fshihet përballjes me gazetarët ajo merr masa që rojet e institucionit të mos  lejojnë gazetarët te futen brenda. 

Në të njejtën linjë mendimi  është edhe administratoria e subjektit  ‘ Spot Communications’  Znj. Mirza Alibegaj  e cila ka perfituar 2.3 milion euro  nga AKSHI. Znj. Alibegaj tregohet hermetike me median dhe  nuk jep asnjë informacion se për çfare shërbimesh i ka kaluar kjo shumë, dhe si është përdorur.  

Burime per ‘Ora investigim’ kane bërë me dije se nje shume e konsiderueshme e  ketyre fondeve është keqpërdorur, por dyshimet shtohen akoma më tej  kur AKSHI dhe subjekti ‘ Spot Communications’ refuzojnë të  bëjnë transparencë.  

Disa ditë më parë Tv Ora ka depozituar SPAK kallëzm penal ndaj drejtueses së AKSHI  Mirlinda Karçanaj dhe administratores së subjektit  “Spot Communicatiuons’. 

Investigimi për tenderin 1.5 milion euro për reklamimin e portalit e –Albania  dhe  lidhja mes kompanive pjesemarrese ne tender ka bëre që kjo çështje t’i kaloje prokurorëve te SPAK për hetim. 

EMISIONET