"800 kv/orë të bëhet 1200" konfindustria kërkon rishikimin e kufirit për çmimin e energjisë

Qeveria të rishikojë vendimin për kufirin e çmimit të konsumit të energjisë elektrike për familjarët në jo më pak se 1200 kilovat në muaj nga 800 kilovat në muaj të paralajmëruar.

Konfindustria vlerëson, se kufiri prej 800kë/muaj konsum i energjisë elektrike në muajt e ftohtë tejkalohet nga jo më pak se 13-20% e familjeve, varësisht ashpërsisë së kushteve të motit.

Sa më sipër do të thotë, që në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të preken të ardhurat e 90-130 mijë familjeve. Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare sidomos në zonat urbane ngrohjen gjatë muajve të dimrit e kanë mbështetur kryesisht te energjia elektrike. Goditje më të fortë do të marrin buxhetet e familjeve me të ardhura të mesme. Njëkohësisht do të preken edhe më tej familjeve me të ardhura të ulta dhe shtresat në nevojë. Ndikimi i buxheteve familjare do të përcillet me pasoja të rënda shtesë te konsumi, bizneset dhe ekonomia kombëtare.

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thekson se Shqipëria ka pavarësi të fortë, në jo më pak se 75%, krahasuese me shtetet e tjera të Europës nga ndikimi i çmimeve të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare, përfshi edhe krizën e fundit të gazit rus.

Sipas tij, sistemi energjitik shqiptar ka kapacitete të instaluara të prodhimit të energjisë elektrike më të mëdha se sa konsumi. “Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike sesa nevojat e saj”, shprehet Boxhuku. 

Problematikat kryesore qëndrojnë te: varësia ndaj kushteve të motit, meqënëse ende prodhimi mbështetet te HEC- et, si edhe - keqmenaxhimi i sistemit. Niveli i humbjeve teknike dhe jo teknike prej vitesh është mbi 21% të totalit me vlerë mbi 120 milionë euro vit. Shumë pak është bërë në shtimin e shfrytëzimit të prodhimit të energjisë nga burimet diellore, të erës, etj. Gjithashtu, në mënyrë të pashpjegueshme TEC- i Vlorës me fuqi afër 100 MGë edhe pas 11 vitesh nuk është në gjëndje pune.

EMISIONET