50 vjet uji Glina, Mbrëmje gala për të festuar gjysmë shekulli histori suksesi
Nuk mund të festohej ndryshe 50 vjetori i ujit Glina që bashkoi në një mbrëmje të veçantë festive bashkëpunëtorë dhe miq. Është gjysmë shekulli sukses ai i Glinës, që edhe sot vijon të ruajë traditën e mirë të cilësisë.
Udhëtimi në kohë i Glinës, brandit më të vjetër shqiptar, erdhi përmes një koncerti artistik me muzikë të përzgjedhur shqiptare të këtyre 50 viteve.
Miq dhe të ftuar ndanë histori e kujtime me ujin Glina, ndërsa studiues të vlerave kurative të tij, risollën fakte shkencore të aprovuara nga shumë kongrese mjekësore që tregojnë ndër vite vlerat e rralla kurative të tij, ç’ka e bëjnë Glinën një mrekulli të natyrës shqiptare.
‘’Jam shumë i nderuar që ne sot festojmë 50 vjetorin e ujit Glina.
Të gjithë ju që jeni sot këtu dhe të gjithë që kanë konsumuar ujin kanë kontribuar në këtë rrugëtim gjysëm shekullor të Glinës.
Prandaj ju them faleminderit nga zemra’’.
Uji Glina, me përmbajtje unike minerale dhe kaq i dashur për të gjithë,bëri bashkë krejt natyrshëm disa prej artistëve me të mirë të skenës si Petrit Lulo, Liljana Kondakçi, Bashkim Alibali, Rona Nishliu, Anxhela Peristeri, West Side Family, Martin Pano, e talentuara Armina e vogel dhe me pjesemarrjen eksluzive të artistes Mira Konçi, e cila erdhi nga SHBA posaçërisht për 50 vjetorin e Glinës.
Për shumë vjet gëzuar nga Glina!