"305 tendera u kthyen" AKP: Subjektet denoncojnë rastet e kritereve të padrejta
Rreth 800 procedura tenderuese u ankimuan vitin e shkuar nga vetë subjektet. Prej tyre 305 AKP I ka cilësuar të drejta duke kërkuar zbatimin e ligjit
Viti i shkuar ka njohur një rritje të tenderave që janë ankimuar në agjencinë e prokurimeve publike.
Në raportin e paraqitur në komisionin e ligjeve është bërë e ditur se janë paraqitur 794 ankesa prej të cilat në 305 raste institucioneve u është kërkuar të rishikojnë procedurën.
"Krahasimisht në vitin 2020 dhe 2021 vihet re një rritje e ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomikë për rritjen e ankesave dhe kontollit të shmangies së problematikave në fazën e hershme të procedurave, atë të dokumentave të tenderit. Gjatë 2022 komisioni ka shqyrtuar 809 ankesa nga të cilat 739 ankesa të regjistruara në 2022, 70 ankesa të 2021. Në total janë pranuar 305, nuk janë pranuar 307 anesa."
Opozita kërkoi më shumë reagim duke akuzuar për korrupsion me tenderat. Dhurata Çupi ndër të tjera u shpreh se Shqipëria ka probleme të theksuara me konkurrencën.
"Fatkeqësisht sot nuk ka procedura prokurimi në Shqipëri. Fatkeqësisht sot ndahen shatshe. Sot fondet e Buxhetit të shtetit dhe prokurimi publik ndahet në mënyrëm më të paligjshme të mundhsme," tha ajo.
Por për drejtuesit e AKP janë vetë subjektet që vënë në lëvizje komisionin, duke theksuar se ky është mekanizmi ligjor për të vepruar.