3 MUAJ NË TERR ME FOSHNJËN NË GJI/ Thirrja ulëritëse e Helena Kashtës: Kush të ketë mundësi të më japë drita për këtë fëmijë

Familja Kashta në zonën e uzinës së autotraktorëve prej 3 muajsh jeton pa energji elektrike. Thirrja e tyre shkon për këdo që ka mundësi ti ndihmojë pasi vështërsia për to bëhet edhe më e madhe prej djalit 4 muaj të kësaj familje.

Kjo është Helena Kashta nënë e një djali 4 muajsh… Jetesa e saj nuk është si ajo e ka ëndërruar… Me fëmijën e vogël, prej 3 muajsh në shtëpinë e saj nuk ka energji elektrike.

Ndriçimi është i domosdoshëm pasi terri është kthyer në shqetësim për të voglin e saj.

Helena Kashta: “Ka te muaj kjo gjendje, ç’të bëj?”

Ajo tregon se në familjen e saj punon vetëm bashkëshorti ku të ardhurat prej 30 mijë lekësh nuk i mjaftojnë as për gjërat më bazike të fëmijës.

Helena Kashta: “Burri punon, por ku na dalin ne ato lekë që merr ai nuk dalin as për pampersa”.

Thirrja e saj shkon për këdo që ka mundësi që ta ndihmojnë të paktën sa për të paguar energjinë elektrike pasi të ardhurat që familja e saj ka janë të pamjaftueshme.

Helena Kashta: “Kush të ketë mundësi të më japë drita për këtë fëmi”.

Familja Kashta jeton në zonën e uzinës së autotraktorëve në kryeqytet.

EMISIONET