Efektet psikologjike të Covidit, mjeku italian: Kemi rreth 300 mijë pacientë më shumë me probleme psiqike

Efektet psikologjike të Covidit, mjeku italian: Kemi rreth 300 mijë

Presidenti i Urdhërit të Psikiatrëve Italianë, Doktor Massimo Di Giannatonio, në një intervistë eksluzive për Rtv Ora, thotë se pandemia Covid 19 ka shkaktuar në Itali rritjen me 30 % të shitjes së barnave kundër ankthit e depresionit e rreth 300 mijë pacientë më shumë me probleme psiqike. Ai thotë se duhet një një plan i jashtëzakonshëm kombëtar për përballimin e këtij moment.

Së bashku me pandeminë e koronavirusit, psikologët kanë njoftuar që në fillim për të ruajtur higjenën mendore.

Presidenti i Urdhërit të Psikiatrëve Italianë, doktor Massimo Di Giannatonio, në një intervistë eksluzive për Rtv Ora thotë se pandemia Covid 19 ka shkaktuar në Itali rritjen me 30 % të shitjes së barnave kundër ankthit e depresionit e rreth 300 mijë pacientë më shumë me probleme psiqike.

"Shtresat më të rrezikuara në nivelin e përgjithshëm të popullsisë janë; adoleshentët, fëmijët deri në moshën 6 vjec e të moshuarit. Ndër shqetësimet e shfaqura janë pagjumësia , ankthi e depresioni" -  thotë psikiatri.

Sa i përket elemëntëve destabilizues psiqik që sjell pandemia, doktori sjell në vëmendje ndër të tjera edhe dyshimin e fortë që sjell Covidi për garantimin e së ardhmes së fëmijëve.

I pyetur sa i përket disa vetëvrasjeve të njëpasnjëshme në repartet e Covidit në Shqipëri, doktori Italian thotë se duhet ta jetosh situatën dramatike në të cilën ndodhet një i sëmurë Covid për t'ia kuptuar hallin.

 “Mjaft të vizitohen repartet e të sëmurëve Covid apo të reanimacionit për të kuptuar se situata klinike e një të sëmuri Covid është dramatike. Ai ka uri për ajër, vuan ndjenjën se po vdes nga mbytja. Nuk ka asnjë kontakt njerëzor e është i rrethuar nga njerëz të veshur me skafandra e tuta. Pranë tyre ka pacientë të tjerë që humbin jetën nga Covid. Nuk kanë asnjë kontakt minimal me familjarët e tyre, me bashkëshortët, fëmijët, prindërit.

Vuajnë ndjenjën e një ankthi e kërcënimi nga një vdekje e menjëhershme, E nga këto faktorë vuajnë më shumë ato profile personaliteti të dobët, të ndjeshëm, më pak të qëndrueshëm o elastik e që i con në një ankth vdekje jo të tolerueshëm me pasojë tentativë vetëvrasje apo vetëvrasje e që për fat është shfaqur vetëm në pak raste. Vetëm nëse kuptojnë këto faktorë mund të kuptojmë atë që provon një i sëmurë Covid në krizë frymëmarje në një repart Covid apo në terapi intesive.”

Psikiatrët italianë kërkojnë një plan të jashtëzakonshëm kombëtar për përballimin e këtij momenti për vendin si dhe aplikimin e psikologjisë dixhitale në të gjithë territorin.

Shendetësi Lajme koronavirusi ne itali efektet psikologjike te Covid Massimo Di Giannatonio

EMISIONET