Efektet e COVID-19, ja si mund të jetë fluturimi pas pandemisë

Koronavirusi ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, aq sa ajo nuk do të jetë njësoj si më parë.

Edhe transporti ajror nuk do të jetë sërish njësoj me shumë kompani që po disktojnë mënyra të ndryshme për të siguruar distancimin social.

Dy prej ideve që janë diskutuar së fundmi janë krijimi i ulëseve si kabina ose heqja e ulëseve të mesit.

Kompania italiane e dizenjimit Aviointeriors, ka publikuar një plan për ridizenjimin e formacionit të ndenjësve.

Do të jenë 3 ulëse ndërkohë ajo e mesit do të jetë në anë të kundërt me dy të tjerat. Gjithashtu ato do të rrethohen nga një xham për të siguruar dhe distancimin.

Xhami është i përbërë nga një material i lehtë për tu pastruar dhe higjienizuar.

Ky lloj dizanji është i projektuar vetëm për klasin ekonomik fillimisht.

Shumë kompani ajrore shprehen për CNN se janë duke e shqyrtuar këtë projekt të ri përpara se të vendosim për aplikimin e tij.


EMISIONET