Edinson Cavani dhe..., Manchester United përgatit goditjen e trefishtë

Edinson Cavani dhe..., Manchester United përgatit goditjen e trefishtë

Manchester United është një ndër klubet më aktive në këto ditë të fundit të merkatos.

Pasi dështoi të transferonte në “Old Trafford” anglezin e Borussia Dortmund Jadon Sancho, “Djajtë e Kuq” hidhen në sulm për Edinson Cavanin, përcjell Ora News.

Sulmuesi uruguajan, 33-vjeçar, ka mbyllur kontratën me PSG dhe po kërkon një klub që ti ofrojë një kontratë 2-vjeçare me 10 milionë euro në sezon, shifër kjo e paarritur nga klube të interesuara për të, Atletico Madrid dhe Benfica.

Por siç raportojnë mediat ndërkombëtare, kjo gjë nuk përbën problem për United dhe palët kanë nisur bisedimet.

Manchester United është hedhur në sulm edhe për 2 goditje të tjera: brazilianin e Portos Alex Telles si dhe për sulmuesin 23-vjeçar të Barcelonës Ousmane Dembele. /A.R, OraNews

Sport Lajme Futboll merkato manchester united edinson cavani

EMISIONET