Edi Rama i para 20 viteve, po të njihte Edi Ramën e sotëm, do ta bënte copë.

Kështu është shprehur analisti Dritan Shano gjatë një interviste për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora.

Teksa gazetarja i foli për populizmin dhe propagandën e kryeministrit, Shano u shpreh se, nga një person me ngjyrja, është shndërruar në një diktatoruc.

Beti Njuma: Populizmi, propaganda po arrin në nivele të padëgjuara më parë. Kam përshtypjen se ky kryeministër po ta kishte lexuar veten 20 vjet më parë… Çfarë do thoshte Rama i vjetër për këtë Ramën e sotëm?

Dritan Shano: Në ato letrat nga ferri do ta kishte bërë copë Ramën e sotëm, jam i sigurtë! Rama që njoh unë, Edi që njoh unë më saktë do ta kishte bërë copë, copë, copë Ramën. Do ta kishte tallur pafundësisht. 25 orë në 24 orë. Por pushteti të korrupton shpirtin. Dhe ai është shembulli tipik se si kjo ndodh. Nga një Edi me ngjyra, nga një Edi që shpërthente konvencionet e vjetra, sot ai është bërë një diktatoruc tipik, si ata pashallarët që kemi lexuar në histori. Tip Hamzai apo Ballaban Bashë Baderra apo ku ta di unë. Deri në këtë nivel ka arritur.