Silva Bino me Covid-19 shtrohet tek Infektivi, gjëndja shëndetësore e stabilizuar

Silva Bino me Covid-19 shtrohet tek Infektivi, gjëndja

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, mjekja e njohur Silva Bino prej tre ditësh ndodhet e shtruar në spitalin Infektiv pasi ka rezultuar pozitive me koronavirusin COVID-19.

Burimet bënë me dije se gjëndja shëndetësore e Binos është e rëndë por pritet në orët në vazhdim.

Pak minuta më pas Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi lajmin dhe postoi në facebook një lajm ku i uronte shërim të shpejtë. Gjithashtu konfirmoi se gjendja e saj është e stabilizuar.

"Uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë " shkruan Manastirliu.

Që prej marsit kur u shpërtheu pandemia doktoresh Bino është një ndër figurat kryesore e angazhuar në përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Bino eshte dhe pjese e komitetit teknik, nga ku dalin vendimet për përballimin e pandemisë.

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi Aktualitet silva bino

EMISIONET