Qyteti i New York-ut po përjetoj valën e dytë të Covid-19 dhe ka futur kufizime të reja që synojnë të shmangin këtë situatë.  Kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio ka paralajmëruar qytetarët dhe ka marrë disa masa shtrënguese.

Baret, restorantet dhe palestrat do të mbyllen nga ora 22:00 dhe njerëzit mund të takohen në grupe të vogla deri në 10 veta, pasi nuk lejohet grumbullimi i më shumë personave.

Ekspertët paralajmërojnë spitalet në të gjithë vendin se shumë shpejt  mund të mbingarkohen. Po ashtu po mendohet një bllokim i plotë 4 deri në 6 javë, si përpjekja e fundit për të ndaluar valën e dytë.

Një ekspert  tha se qeveria mund të marrë hua mjaft para për të mbuluar të ardhurat e humbura për bizneset gjatë një mbylljeje.

Ndërkohë jo vetëm New York, por e gjithë SHBA-ja po përballet me shifra rekord të rasteve ditore. Të mërkurën në të gjithë spitalet amerikane ishin më shumë se 65,368 qytetarë që po kuroheshin dhe në 24 orë u konfirmuar dhe 144,270 raste të reja.