Edhe më larg nga Europa, Everton e Tottenham ndajnë pikët

Edhe më larg nga Europa, Everton e Tottenham ndajnë pikët

Për objektivat që kanë për të arritur në Champions League, Everton dhe Tottenham bëjnë një hap fals teksa barazuan 2-2 në një ndeshje plot me emocion dhe përmbysje por që rezultati në fund nuk ndihmon asnjë skuadër.

Për Mourinhon që është në një situate tepër delikate duhej fitorja por duhet të mjaftohet me barazim teksa mundësia për 3 pikë ishte pasi Spursat kaluan në avantazh me Harry Kane në 27’ ndërsa u barazuan me penalti nga Sigurdsson 4 minuta më pas.

Në pjesën e dytë ekipi i Ancelottit kaloi në epërsi sërish me Sigurdsson dhe po Harry Kane vendosi barazpeshën 2-2 në një ndeshje rokamboleske dhe me emocione deri në fund. Dy trajnerët miq ndajnë nga një pike që në fakt i largon edhe më shumë nga vendi i 4 që mbahet me 55 pikë nga West Ham. Tottenham ka tani 50 pikë dhe Everton 49 por me rivalët e tyre të renditjes që ende nuk kanë zbritur në fushë.

EMISIONET