Edhe KLGJ kundër parlamentit për mandatet

Edhe KLGJ kundër parlamentit për mandatet

Këshilli i Lartë Gjyqësor iu bashkua qëndrimit të mbajtur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kundër procedurës së nisur nga Kuvendi lidhur me përfundimin e mandatit të anëtarëve që qeverisin organet e drejtësisë.

Në deklaratën për mediat të KLGJ-së, thuhet se mandatet tre vjeçare të anëtarëve përfundojnë ne dhjetor 2021, ndërsa ato 5 vjeçare përfundojnë ne dhjetor 2023.

Vendimet e dy organeve u morët në mbledhjet e fundit të tyre, ndërsa shkak është bëre thirrja e Kuvendit që ka shpallur vakancat për dy anëtarë në KLP dhe dy anëtarë në KLGJ.

Kuvendi ka marrë si referencë datën ku anëtarët janë zgjedhur nga votimi i deputetëve, ndërsa vetë ata pretendojne se duhet tu njihet si fillimi i mandatit, dita kur janë konstituuar të dy Këshillat.

Vendimet e dy institucione janë botuar në faqet e tyre zyrtare, ndërsa nga një kopje e arsyetar do ti dërgohet Kuvendit për ti kërkuar edhe revokimin e vendimit të mëparshëm. 

Pas kësaj vendimarrje të organeve të drejtësisë pritet që Kuvendi të dalë me një qëndrim në lidhje me këtë problem dhe në rast të mostërheqjes anëtarët që do të zevendësohen kanë të drejtë ti drejtohen Gjykatës Administrative të Apelit. 

Vendi Lajme kuvendi klgj klp Aktualitet mandatet

EMISIONET