A lejohen homoseksualët në xhami?", Imam Ahmed Kalaja: Nuk është vetëm për engjëjt

A lejohen homoseksualët në xhami?", Imam Ahmed Kalaja: Nuk

Imami i mirënjohur Ahmed Kalaja ka qenë i ftuar këtë të shtunë në #EXPULS perballë gazetarit Ronaldo Sharka në ekranin gjeneralist të RTV Ora.

I pyetur për njerëzit me orentim seksual të njejtë, LGBTI, për faktin qe shpesh iu thuhet se kanë dalë nga "rruga e zotit",se çfarë mendon si si Imam, dhe nëse ka vend në fe për ta, Z. Ahmed Kalaja u shpreh:

"Njeri pa mëkate nuk ka. Edhe kjo gjë konsiderohet mëkat në fe. Por, një njeri i cili ka prirje të tilla nuk mund të konsiderohet i pafe, ose i dalë nga feja. Pra një njeri i tillë mund t'i falet Zotit 5 herë në ditë, mund të agjerojë Ramazanin. Nuk e pengon asgjë. Se çfarë ka ai? Jo të gjithe rastet janë njësoj. Ka raste për shkak të rrethanave të jetës që i ka çuar në këtë lloj prirje, dhe kemi raste të tjera qe me të vërtetë mund të jenë qysh në lindje. Gen përgjegjës për këtë prirje nuk ka, por askush nuk e mbyll derën e Zotit. Kam pas pyetje dhe nga njerëz të tillë dhe i jam përgjigjur dhe i kam drejtuar tek falja e namazit"- u shpreh ai.

Më tej, i pyetur për njerëzit që konsiderohen të pamoralshëm dhe a pranohen ata në xhami, hoxha u shpreh:

"Pse mos të vinë? Xhamia nuk është ngritur për engjëjt. Xhamia është ngritur pikërisht për këtë kategori njerëzish. Në xhaminë timë ka ardhur lloj lloj kategorie dhe janë përmirësuar"- u shpreh ai.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:

https://www.youtube.com/watch?v=_EbNFYvV6LE

Showbiz Lajme

EMISIONET