Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera Fejzullahu ditën e djeshme kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.

Përmes një postimi në “Instagram” Fejzullahu ka falenderuar presidentin Meta  duke u shprehur se i është vlerësuar puna dhe angazhimi i tij ndër vite.

I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj per shtetesine Shqiptare . Me keni bere krenar me kete, keni nderuar punen dhe angazhimin tim nji jete te tere ne rriten dhe lartesimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo neper bote . I dashur President , une sot me pasaporten Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha qe nga dita kur linda .Nje jete te tere vogelsia ime ishte ne sherbim te Shqiperise , Kosoves, asaj Shqiperise gjeografike te ciles ju i sherbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vleresuar dhe respektuar e kjo per mua do te thote shume.”– shkruan Sabri Fejzullahu krah fotos ku shihet me bashkëshorten e tij dhe me pasaporta në duar.

Fejzullahu deri tani ka sjellë një sërë projektesh dhe mbi supe ka më shumë se 50 vite karrierë. Si ai ashtu dhe djali i tij, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu kanë kontribuar shumë në muzikën shqiptare.

Vetëm pak kohë më parë edhe Ermali me familjen e tij u pajisën me pasaportën shqiptare.