E zë dollapi poshtë, vajza 3-vjeçare humb jetën, nëna e dëshpëruar i bën thirrje të gjithë prindërve

Mbrëmjen e 18 dhjetorit në vitin 2004, 3-vjeçarja Meghan Beck ishte duke shijuar filmin, "Frosty the Snowman" para se të shkonte në shtrat. Vogëlushja ishte në pritje të Krishtlindjeve dhe kishte vendosur të dekoronte biskota me vëllain e saj binjak, Ryan dhe vëllain e madh, Kyle.

Si rallë herë mëngjesin e ditës së nesërme nënën e saj e kishte zënë gjumi duke mos ditur çfarë po  ndodhte me vogëlushen e saj.

Mëngjesin e ditës së nesërme, Meghan kishte tentuar të hapte dollapin e vendosur në mur i cili fatkeqësisht u shpëkut dhe i ra përsipër vogëlushes, 3 vjeçare.

Si rrallë herë atë mëngjes nëna e saj, Kimberly Amato ishte përhumbur në gjumë dhe u zgjua nga të bërtiturat e bashkëshortit të saj.  

E tmerruar ajo shkoi direkt në dhomën e gjumit për të parë se çfarë po ndodhte. Në momentin që hyri në dhomë Kimberly pa vogëlushen e saj të përhumbur dhe e bllokuar  në komodinën e saj.

Menjëherë ata telefonuan ambulancën për t'i dhënë ndihmën e shpejtë të voglës Meghan që fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtojnë.

 "E dija në zemrën time se ajo nuk ja doli, Unë nuk isha gati ta pranoja, nuk jam akoma ... por gjithmonë e mban atë shpresë."- u shpreh nëna e të voglës.

Po atë natë Amato u ul dhe shkruajti një email ku njoftoi miqtë e saj për humbjen e vajzës, gjithashtu ajo që prej asaj dite filloi t'i bëjë thirrje të gjithë prindërve që të mbyllin mirë dollapët e tyre.  Nëse kanë fëmijë në shtëpi ata duhet të sigurohen pasi  ky gabim mund të jetë fatal.

Bota Lifestyle Lajme

EMISIONET