Një lajm i trishtë ka tronditur Italinë. E reja, Maria Chiara Previtali ka ndërruar jetë një ditë pas festimit të ditëlindjes së saj. I dashuri i saj, Francesco Gunucci i kishte dhuruar vajzës për ditëlindje një sasi të tepërt heroine, e cila i solli vdekjen, shkruajnë mediat italiane.

“Ishte dhurata që ajo kishte kërkuar për ditëlindjen e saj. Për të ishte hera e parë “, tha Gunucci para hetuesve.

Para grupit hetimor, 21-vjeçari ka treguar me detaje ditën e fundit që kaloi me të dashurën. Ai është shprehur se e morën heroinën gjatë drekës dhe atë natë, ajo shkoi në shtëpinë e tij për të fjetur me të. Të nesërmen në mëngjes, pasi u zgjua, Franceso kuptoi se e dashura kishte ndërruar jetë.

Gunucci, ka treguar me detaje para grupit hetimor ditën e fundit që kaloi me të dashurën. 21- vjeçari është shprehur se e morën heroinën gjatë drekës dhe atë natë, ajo shkoi në shtëpinë e tij për të fjetur me të. Franceso kuptoi se e dashura kishte ndërruar jetë të nesërmen në mëngjes pasi u zgjua.