Reperi i njohur, Ketchy The Great, ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident me veturë.

Këtë lajm të trishtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i tij dhe më pas të gjithë miqtë e reperit bënë postimet e tyre në rrjetet sociale.

Ylli, emri i vërtetë i të cilit është Jameon Davis, është i njohur për punën në grupin Stinc Team.

Reperi u bë i famshëm që në performancën e tij në Los Angeles ku mbajti një ‘freestyle’ në publik.

“If I Go Broke” ishte projekti muzikor i parë që erdhi në treg 2017, kurse u prit tejet mirë nga admiruesit e muzikës së tij.