Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytezë në Liguria të Italisë, Camogli ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave varrezat janë shembur dhe kanë përfunduar në det.

Nga raportimet e bëra thuhet se mbi 200 arkivole përfunduan në det, ku disa prej tyre u shkatërruan  ndërsa disa të tjerë janë mbledhur nga forcat e emergjencës.

Banorët treguan për mediat italiane se dëgjuan rrëshqitjen e tokës  dhe menjëherë vrapuan drejt varrezave që po binin në det.

Disa prej tyre u shprehën se ishin të zemëruar dhe se autoritetet duhet të kishin parandaluar këtë ngjarje.