Qyteti australian i Melburnit është tronditur nga një ngjarje e tmerrshme ku nëna vrau tre fëmijët e saj dhe më pas veten.

Trupat e Katie Perinovic dhe dy vajzave të saj Claire, 7 vjeç dhe Anne 5 vjeç, si dhe djalit Mattheë 5 vjeç u gjetën në shtëpinë e tyre në Tullamarine, një periferi në Melburnin verior.

Trupat u gjetën nga bashkëshorti i saj i cili menjëherë thirri shërbimet e urgjencës.

Sipas mediave australiane Katie fëmijët e saj i vrau me thikë, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim të policisë.

Policia është duke hetuar ngjarjen dhe rrethanat të cilën e dërguan gruan të kryente këtë krim.