E shantazhonte dhe fyente në telefon prej dy javësh, shefja e Infektivit kallëzon në polici një vajzë nga Berati

E shantazhonte dhe fyente në telefon prej dy javësh, shefja e

Drejtoresha e spitalit Infektiv në Tiranë, Najada Çomo, ka denoncuar në polici një 32-vjeçare nga Berati me iniciale M.C, për shqetësim të vazhdueshëm përmes telefonit.

Burime nga policia thanë se denoncimi është bërë në komisariatin nr 4, i cili ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë rast.

Sipas policisë, për këtë çështje është regjistruar procedim në lidhje me akuzën e përdorimit me keqdashje të thirjeve telefonike.

Në kallëzim mjekja është shprehur se prej datës 28 janar, 32-vjeçarja nga berate e ka telefonuar orar pa orar duke e shqetësuar dhe prishur qetësinë, ndërsa ka përdorur edhe fjalor banal dhe fyes.

Pas hetimeve paraprake të kryera policia tha se në datën 15 shkurt ka vendosur tia kalojë dosjen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike najada como kallezim penal shantazhim

EMISIONET