Në vitin  1904 Olta Benga u rrëmbye nga republika Demokratike e Kongos dhe u dërgua në SHBA .

Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave pasi prej më shumë se një shekulli jetonte në një kafaz me majmunët në kopshtin zoologjik Bronksit, e cila vetëm pas 114 viteve ka kërkuar ndjesë për keqtrajtimet e bëra.

Ota Benga, u rrëmbye në mars të 1904-ës nga tregtari amerikan Samuel Verner.

Mosha e tij nuk dihet, por asokohe ai mund të ketë qenë 12 ose 13 vjeç. Benga u mor me anije në New Orleans për t’u tregtuar më vonë atë vit në Panairin Botëror në ST Louis me tetë meshkuj të tjerë të rinj.

Panairi vazhdoi në muajt e dimrit ku grupi u mbajt pa veshje të përshtatshme ose strehim. Në shtator 1906 ai qëndroi për 20 ditë në kopshtin zoologjik Bronx në Nju Jork, duke tërhequr turma të mëdha njerëzish.

Në janar të 1910 u zhvendos për të jetuar në Seminarin dhe Kolegjin Teologjik të Lynchbug-ut për student me ngjyrë në Virxhina. Raportohet se ai ra në depresion nga dëshira për t’u rikthyer në shtëpi dhe në mars të vitit 1916 qëlloi veten me armë.

Mendohet se në momentin që vdiq ai ishte rreth 25 vjeç.