Dy të dyshuar janë arrestuar në Francë  në lidhje me rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze nëntë vjeçare.

Policia bëri të ditur se burrat po drejtonin një makinë të vjedhur në momentin e arrestimit  në fshatin Saumur

Njëri nga burrat dyshohet se ka përdhunuar fëmijën dhe një grua 73-vjeçare. Autoritet janë duke bërë analizat e ADN-së për të nxjerrë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.

Vajza e vogël u rrëmbye ditën e dielë teksa po ecte për të blerë bukë nga një burrë me një makinë Citroen.

Sipas mediave lokale menjëherë policia dhe familjarët u vendosën në kërkim të vajzës . Ajo u gjet vetëm pak orë pasi u zhduk dhe mënjëherë u dërgua në Spitalin Universitar Poitiers për të marrë mjekimin e nevojshëm.