E rrallë/ Lind qenushi me qime jeshile

E rrallë/ Lind qenushi me qime jeshile

Si një fermer me eksperiencë, Cristisan Mallocci mund të jetë mësuar me lindjen e deleve të zeza, por nuk do i shkonte kurrë në mendje që mund të lindte një qenush jeshil.

Në fillim të këtij muaji, qeni i Malloccit solli në jetë 5 qenushë, katër prej të cilëve ishin të bardhë akull. Këlyshi i fundit ishte i vetmi i gjinisë mashkullore dhe ishte ngjyrë jeshile.

Të katër qenushët e parë janë dhënë për adoptim në ishullin e Sardenjas, ndërkohë që Pistacchio do të qëndrojnë në shtëpinë e fermerit.

Fenomeni i rrallë mendohet të ndodhë kur këlyshët me ngjyrë të çelët bien në kontakt me biliverdin, një pigment jeshil që gjendet në trupin e kafshëve.

Në thelb pigmenti ngjyros qimet e tyre në bark, dhe ngjyra zbehet me kalimin e kohës.

Bota Lifestyle Lajme italia pistacchio qenush jeshil Cristisan Mallocci

EMISIONET