COVID-19 lë Ukrainën pa portierë për miqësoren që është parashikuar ditën e sotme ndaj Francës në mbrëmje.

Pas testeve të kryera vetëm një nga portierët e grumbulluar është i shëndetshëm, pra është negativ.

Dy portierët e tjerë kanë rezultuar pozitivë dhe janë izoluar, duke ndjekur protokollin e UEFA-s.

Në emergjencë për një portier të dytë, ish-sulmuesi i Milanit Andriy Shevchenko ka përfshirë në listë trajnerin e portierëve, Oleksandr Shovkovsky.

45-vjeçari e ka mbyllur karrierën e tij si profesionist në dhjetor të vitit 2016, por ka vazhduar të stërvitet në mënyrë individuale duke qëndruar në një formë shumë të mirë.

Gjithsesi ai nuk pritet të aktivizohet, vetëm në rast se portieri Georgy Bushchan rezulton pozitiv apo dëmtohet gjatë ndeshjeve.