Në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, Zamfara një grup personash kanë rrëmbyer nxënësit e një shkolle,tha zëdhënës guvernatori i shtetit.

Ai nuk pranoi të tregonte se sa nxënës ishin rrëmbyer, raporton Reuters.

Një zëdhënës i policisë nuk iu përgjigj menjëherë thirrjeve dhe mesazheve që kërkonin komente.

Ky është rrëmbimi i dytë i tillë brenda pak më shumë se një jave në veri të Nigerisë.

Javën e kaluar, persona të armatosur të paidentifikuar, vranë një student në një shkollë me konvikt në shtetin Nigerian dhe rrëmbyen 42 persona, përfshirë 27 studentë. Pengjet ende nuk janë liruar.