Dy aksidente tragjike u shënuan në Vlorë e Tiranë. Një 7-vjeçare u aksidentua për vdekje në qytetin bregdetar, ndërsa një e moshuar u përplas nga një kamion në kryeqytet. 9 jetë janë humbur në rrugë përgjatë shkurtit.

Këpuca e vogël buzë rrugës është dëshmi e jetës së saponisur që u pre në mes.

Një 7-vjeçare u aksidentuar për vdekje në aksin Rrugor Vlorë-Peshkëpi.

E mitura, sipas dëshmitarëve po kalonte rrugën për të marrë këtë qese me gëlqere u përplas nga një makinë.

Goditja ka qenë e fortë dhe 7 vjeçarja ndërroi jetë.

Drejtuesi i makinës, i identifikuar si Eltar Shaska u shoqërua në polici për sqarimin e rrethanave të aksidentit tragjik.

Tragjik edhe aksidenti në Tiranë.

Një grua këmbësore u përplas nga një kamion në zonën Astirit.

Kalimtarja ka mbetur poshtë automjetit të tonazhit të rëndë në një zonë ku po kryhen punime.

Drejtuesi i kamionit i identifikuar si Petrit Rrapi u ndalua nga Policia, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në morg.

Të paktën 9 persona kanë humbur dhe  mbi 30  të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidenteve përgjatë muajit Shkurt.

Ndërsa gjatë janarit u shënuan 22 viktima dhe 143 të lënduar në 125 aksidente.

Rritja e ndjeshme e këtyre ngjarjeve mban si shkaktarë kryesorë vetë drejtuesit e mjetit, fajtorë në 80% të rasteve.