Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec.

Gjendet e pajetë një grua në banesën e saj, në lagjen nr. 3.

Trupi i pajetë është transportuar në morg, ndërsa në banesë ka qenë edhe një vajzë e cilaështë çuar në pediatrinë e Pogradecit.

Fëmija me aftesi të kufizuara tashmë është nën kujdesin e psikologut.

Fëmija rreth 10 vjeç dhe dyshohet se ka qëndruar 24 orë pa ushqim.

Pas trajtimit në pediatri ajo ka rimarrë vete.

Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës. Fëmijës do ti bëhet edhe test Covidi, pasi është gjetur i pa ngjyrë nga policia, (i nxirë) nga mungesa e ushqimit.

Gruaja e pajetë do ti bëhet autopsia në Tiranë, nuk do i bëhet në Pogradec pasi është me nënshtetësi maqedonase.

Ndërkohë në banesë policia ka gjetur edhe ilaçe, çka ngre pistën e një vetëvrasje.

1 muaj më parë ka vdekur edhe bashkëshorti i gruas që është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme.