Kurbin, gruaja qëllon me sqepar bashkëshortin,61-vjeçari i alkoolizuar dhe dhunues

Kurbin, gruaja qëllon me sqepar bashkëshortin,61-vjeçari i

Një ngjarje e rëndë ështe shënuar në Kurbin, ku një grua ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin.

Akti i rëndë ka ndodhur rreth ores 3:00 të mëngjesit brenda banesës së çiftit Deda ne fshatin Sanxhak.

Sipas të dhënave Drane Deda, 58-vjeçe, ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç.

Ky u fundit ka marrë plagë serioze dhe pasi ka marrë ndihmen e parë në urgjencen e Laçit është dërguar në spitalin e Traumës në Tirane, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshkëshortëve të cilët janë prindër të 10 fëmijëve kanë qenë të vetëm në banesë dhe dyshohet se para ngjarjes kanë debatuar me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.

Menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë, 58-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Sipas burimeve 61-vjeçari ishte përdorues alkooli dhe çifti i bashkëhorteve kanë patur konflikte të vazhdueshme, por nuk ka patur denoncime të mëparshme në polici për dhunë në familje.

Vendi Lajme Lajmi i fundit krubin gruaqja sqepar bashkeshortin e godet

EMISIONET