Krim i rëndë në familje fshatin Luar të Roskovecit, ku djali ka vrarë babanë e tij duke e goditur me sende të forta në kokë. Familjarët e fqinjët, thanë se të dy  kishin probleme të shëndetit mendor.

I riu në foto është Erdis Rapi, 25-vjeçari që vrau babanë e tij 52 vjeçar.

Krim i rëndë në familje fshatin Luar të Roskovecit, në banesën e familjes rreth mesditës.

Babë e bir fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal që ka përshkallëzuar në përleshje fizike.

Pasi janë goditur me grushte, 25 vjecari ka marrë një shkop dhe e ka goditur 52-vjeçarin në kokë.

Sipas policisë Dhori Rapi gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të rënda.

Të afërmit, thonë se që të dy ishin me probleme të shëndetit mendor.

Ai shkoi për të rregulluar diçka në komunë, kur u kthye andej e goditi në shkop. I ati i binte shumë në qafë të birit, u zunë pse nuk ruante dhentë, 3 kokë dele. Ishin shumë dobët me ekonomi, asnjë të ardhur”.

Sipas dëshmive krimi në familje ishte i paralajmëruar.

Të afërmit tregojnë babë e bir ishin që të dy me probleme të shëndetit mendor dhe në vazhdimësi kishin konflikte dhe kërcënime.

“Të dy me kartela janë në Vlorë. E kanë çuar në Vlorë dhe e kanë shëruar, pastaj kanë ardhur.”

52 vjecari Dhori Rapi jetonte në këtë banesë bashkë me 25 vjeçarin dhe një djalë më të vogël në kushte të vështira ekonomike, ndërsa bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë disa vite më parë.