Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Fier.

Rreth orës 11:15 të mesditës së sotme, në fshatin Çerven, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe.

Aksidenti ka ndodhur në oborrin e banesës së tyre.

Vogëlushja ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)