Një ngjarje e rendë është regjistruar në Melburne të Australisë. Sipas mediave lokale, një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj pranë tre fëmijëve të vegjël.

Dyshimet paraprake janë se 43-vjeçarja Katie Perinovic, vuante nga depresioni, që ishte shkaktuar nga pushimi nga puna e saj si fizioterapiste.

Policia ka menduar të bëj një ndërtim të dinamikës së ngjarjes dhe sipas tyre, gruaja fillimisht ka vrarë tre fëmijët e saj, Clarie, 7 vjeçe, Anna 5  vjeçe dhe Mattheë 3 vjeç, e më pas thuhet se i ka dhënë fund edhe jetës së saj.

Babai i fëmijëve, i identifikuar si Tomsilav Perinovic, është shfaqur tepër i tronditur teksa është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në polici.

Aktualisht ai ndodhet ende në komisariat, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar arsyen e vdekjes së 43-vjeçares dhe fëmijëve të mitur.