Ish-futbollisti i të rinjëve të Juventusit, Giuseppe Rizza ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare për shkak të hemorogjisë cerebrale në tru.

Ai ishte shtruar disa javë më parë në spital dhe pasi kishte dalë nga koma më 22 qershor u duk se gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar, por orët e fundit futbollisti pati një përkeqësim të papritur dhe ndërroi jetë.

Vdekja e tij shkaktoi trishtim të madh edhe në botën e sportit. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale e mes tyre edhe dy juventinët Kielini dhe Bufon.