Një ditë pasi gjykata vendosi që ti jepte masën e sigurisë ‘arrest shtëpie” Fjolla Morina ka publikuar në instagram një video me vajzën e saj duke u përqafuar. Duket e qetë dhe po shijon përkëdhelitë e fëmijëve.

Me vendimin e djeshëm të gjykatës së Kukësit, Fjolla Morina do të qëndrojë në arrest shtëpie në një shtëpi të marre me qera në Kukës, mu përballë gjykatës.

Ajo u kap të shtunën e kaluar me dy pistoleta me vete në pikën kufitare të Muriqanit. Së bashku me të në makinë ishin edhe një biznesmen dhe shoferi i tij të cilët u lanë në arrest me burg për 30 ditë.