E pushtuar nga "demonët" nëna vret pesë fëmijët dhe më pas veten

Muajin e kaluar pesë fëmijë u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në West Virginia, SHBA, pasi ishin qëlluar për vdekje nga nëna e tyre.

Ajo i kishte vizatuar atyre një vizë të kuqe në fytyrë dhe më pas  kishte shkruar një letër aty ku pranonte aktin e tmerrshëm ku gjithashtu tregonte se nuk kishte arritur të mposhtë "demonët" që kishte në vete.

Oreanna Myers, shkruante se kishte kerkuar ndihme per shendetin e saj mendor “te shkaterruar” por nuk kishte marre asgje.

Ditën e sotme shefi i qytezës së Greenbrier, Bruce Sloan dha detaje të tjera mbi këtë vrasje.

Ai tha se 25 vjeçarja Oreanna Myers vrau me armë tre bijtë e saj biologjikë dhe dy djemtë e bashkëshortit të saj nga një martesë e mëparshme, në shtëpinë e tyre në Ëilliamsburg. Fëmijët u identifikuan si Shaun Daëson Bumgarner, 7 vjeç, Riley James Bumgarner, 6 vjeç, Kian Myers, 4 vjeç, Aarikyle Nova Myers, 3 vjeç dhe Haiken Jirachi Myers, 1 vjeç.

Trupat e fëmijëve ishin gjetur me plumba në kokë, brenda shtëpisë, kurse Myers ishte gjetur jashtë pranë një tavoline pikniku.  Arma e krimit u gjet afër nënës.

Vija misterioze në fytyrën e saj ishte parë dhe kur Myers kishte shkuar të merrte djemtë e saj nga autobuzi i shkollës. Një prej tyre e kishte pyetur atë nëse kishte gjak në fytyrë, por Myers tha se thjesht kishte vizatuar një vijë.

Një orë më vonë shërbimet e emergjencës do të njoftoheshin për zjarr , në të cilin më vonë u zbulua tragjedia shokuese.

Katër nga fëmijët u gjetën të vdekur në shtëpi pas zjarrit, ndërsa trupi i djalit të pestë u nxorr nga rrënojat vetëm katër ditë më vonë.

Disa mesazhe mes Myers dhe bashkëshortit të saj gjatë javës tregonin se mes tyre kishte një “burim të thellë konflikti”.

“Nuk do të gjesh gjë tjetër kur të kthehesh përveç kufomave. Askush nuk e vret mendjen, përse duhet ta vras unë? Paratë shkojnë e vijnë, por unë nuk zëvendësohem. Lutem e qaj për ndihmë por nuk më ndihmon askush. Duhet të kujdesem për shëndetin tim mendor, me ndihmo se nuk më bëhet vonë për asgjë”, shkruante gruaja.

Në shënimin e lënë nga e reja e trazuar shkruhej: “Nuk është faji i askujt përveç meje. Demonët fituan kundër meje, më vjen keq që nuk isha mjaftueshëm e fortë”

Bota Lajme femijet nena vret demonet

EMISIONET