E përplas makina dhe e le në rrugë, gjendet i vdekur 54-vjeçari në aksin Tiranë-Ndroq

E përplas makina dhe e le në rrugë, gjendet i vdekur

Një person është gjendur i pajetë në rrugë, në aksin Tiranë-Ndroq.

54-vjeçari, me iniciale S.M, u gjend pranë fshatit Varosh ndërsa sipas raportimeve paraprake është aksidentuar nga një makinë.

Mjeti që dyshohet se ka përplasur 54-vjeçarin është larguar nga vendngjarja ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

"Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh,  është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton Policia.

Vendi Lajme viktima Lajmi i fundit Kronike aksident Aktualitet tirane-ndroq

EMISIONET