Nuk është pjesë e skuadrës as në Premier League dhe as në Europa League, por merr 375 mijë sterlina në javë, 1.5 milion në muaj dhe 18 milionë vit.

Ky është Mesut Ozil, të cilin tekniku i Arsenal nuk e sheh të denjë për skemën e tij 4-3-3, përcjell OraNews.

Në një letër të hapur për tifozët, e publikuar në Instagram, Ozil ndër të tjera shkruan: “I lënë një cep nga klubi. Nuk më lejohet të luaj. E kuptova që besnikëria është një dhuratë e rrallë këto ditë”.

Mesut Ozil, 32 vjeç. kampion bote me Gjermane në vitin 2014, ka një kontratë me Arsenalin deri në 30 korrik 2021.

/a.r, OraNews