E ndaluan... e qëlluan... një plumb në zemër. Detaje nga dinamika e vrasjes së efektivit të FNSH

E ndaluan... e qëlluan...  një plumb në zemër. Detaje nga

Një efektiv i forcave FNSH të Shkodrës u ekzektua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Xhulio Prela 26-vjeç nga fshati Rrilë i këtij qyteti u gjet i vdekur në automjetin e tij në superstraden Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa nga informacionet e para mësohet se një person në këmbë dhe me elektrik dore i ka dalë para makinës së efektivit të FNSH-së Shkodër dhe I ka kërkuar të ndalojë.

Xhuloi ka hapur krahun dhe ka hapur xhamin e makinës.

Mendohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur debat. Më pas 26 vjeçari ka ndezur makinën për tu larguar kur është qëlluar nga një person i dytë.

Një plumb mësohet se e ka marrë në zemër. Ndërsa makina po largohej është qëlluar dhe dy herë të tjera, duke bërë që kjo makinë të humbë kontrollin dhe të përfundojë jashtë rruge.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet vrasja e efektivit FNSH

EMISIONET