Kryeparlamentari turk flet krah Ruçit: "Feto", rrezik për sigurinë kombëtare e maskuar në arsim, shëndetësi dhe media

Kryeparlamentari turk flet krah Ruçit: "Feto", rrezik për

Turqia përsërit zyrtarisht kërkesën ndaj Shqipërisë për identifikimin dhe goditjen e investimeve të organizatës “Feto” në vendin tonë.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar Gramoz Ruçi, kryeparlamentari turk Mustafa Sentop orientoi autoriteteve shqiptare duke treguar se në cilët sektorë është shtrirë organizata "Feto", në vendin tonë.

Mustafa Sentop: "Gjatë takimit që pata me zotin kryetar unë i fola edhe për aktivitetin e organizatës terroriste “Feto”, e cila ndërmori aktivitetin për grusht shteti në vendin tonë më 15 Korrik 2016.

Organizata terroriste "Feto'' ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit është prezent edhe në Shqipëri në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të konsiderueshme por nuk është vetëm Turqia objektivi i kësaj organizate terroriste tinë zare.

Ky grup terrorist ka realizuar objektivat e tij duke u maskuar pas institucionet arsimore në shëndetësi, në media në shoqata, apo në organizata të ndryshme. Në të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë kombëtare. Turqia nuk do të lejojë kurrën e kurrës që terroristët e Fetos të ndikojnë në marrdhëniet mes dy vendeve."

Sentop theksoi se duke u bazuar në partneritetin strategjik të firmosur mes Presidentit Erdogan, dhe Kryeministrit Rama, pas spitalit rajonal te Fierit, investimet turke në Shqipëri do të vijojnë.

" Duam të rrisim investimet tona në Shqipëri në veçanti në sektorin e turizmit kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatë s turke në Vlorë "

Ruçi e ka falenderuar homologun e tij për ndihmën e dhënë pas tërmetit dhe gjatë pandemisë. Kryeparlamentari turk takoi edhe Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama.

https://youtu.be/48-cSHyCLZE

Vendi Lajme Politikë shqiperia turqia feto mustafa sentop

EMISIONET