Julian Deda na ka provuar ndër vite se dy gjërat që bën më së miri përpara publikut janë humori dhe transparenca.

Dhe i karakterizuar nga kjo e fundit në intervistën e dhënë në ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, Julian Deda tregoi për moderatoren Ester Bylyku një detaj të jetës së tij bashkëshortore.

Ester Bylyku: Ke thënë që nuk para zihesh me bashkëshorten, po në momentin që keni ndonjë mosmarrëveshje si e zgjidhni? Si e gjeni gjuhën e artë me njëri tjetrin?

Julian Deda: Aaa, si e zgjidhim… , e marr dhe shkojmë në krevat (qesh). Por varet orari, nëse është orë e vonë shkojmë, ose nësë s’është orë e vonë dhe janë fëmijët nuk shkojmë (qesh). Unë nuk mbaj shumë inat, ta thashë. Edhe nëse kemi ndonjë gjë, shkoj ta sqarojmë, nuk mund të rri pa folur, nuk e mbaj dot.