"E majta lufton shumë me simbolikën", Liçaj: Pse duhet shkatërruar zona historike e Tiranës?

"E majta lufton shumë me simbolikën", Liçaj: Pse

I ftuar në “Politik On”, në RTV Ora, aktori Neritan Liçaj, e quajti mentalitet bolshevik veprimet e qeverisë Rama që sipas tij po shkatërron zonën historike të Tiranës.

Neritan Liçaj: “Ajo çka unë e shoh, është mendësia bolshevike. Me mua fillon, unë jam shenja, unë jam ai që fillon, me mua fillon dhe mbaron... Është mendësi bolshevike, hakmarrje ku pushteti nuk shihet si një mundësi që të jep kombi, që të ndihmosh kombin në rrugëtimin e vet historik por ti e drejton. Do shkoni nga Lindja, do shkoni nga Perëndimi... Ky është gabim që në koncept.

Tani çfarë ndodh me gjithë këtë simbolikën e madhe? Sepse luftojnë me simbolikën. E majta lufton shumë me simbolikën. Stalini, Mao, të gjithë luftojnë me simbolikën.

Po marr vetëm kompleksin e Bulevardit. Sopatën e Liktorit, që nuk është fare fashiste. Sikundër edhe nderimi nuk është fashist, është nderim ushtarak i romakëve. Por që u ripërdor ideologjikisht. Sopata e Liktorit është simbol i pushtetit të Romës. Pushtetit politik dhe pushtetit të magjistratëve. Nuk është simbol romak, është simbol etrusk që Roma e mori dhe e bëri të vetin.

Vjen e majta dhe e ndryshon. Pse? Pse duhet shkatërruar zona historike e Tiranës? Unë po marr Teatrin Kombëtar. Është paraardhësja e qëndra të sotme multi-art. Pse u baltëzua? Pse u tha “dopo-lavoro”? Dokumentet thonë krejt të kundërtën. Ka qenë qendër arti. Siç i ke sot në të gjithë botën teatro, galeri, kinema, në një godinë ose në një kompleks. I ka nxjerrë profesor Plasari me letra".

Por nuk munguan as përplasjet me Teuta Vodan, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe një nga firmëtaret e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Lexo edhe: Votoi për shembjen e Teatrit/ Vodo: Kishte argumente dhe duhet një i ri

https://youtu.be/98O_2ofd7Cw

Vendi Lajme rtv ora teatri kombetar neritan licaj Politikë Aktualitet Politik On RTV Ora

EMISIONET