"E hap Luli dhe dekan Xhelal Mziu", Rama ironi me premtimin për Universitetin e Peshkopisë

"E hap Luli dhe dekan Xhelal Mziu", Rama ironi me premtimin për

Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Dibra premtimin e kundërshtarit politik për ti rikthyer Universitetin këtij qarku, duke thënë se do ta hapë Basha dhe dekan do të vendosë Xhelal Mziun.

Shefi i socialistëve tha se partia e tij nuk do të hapë asnjë universitet në Peshkopi por do tu japë mundësinë të rinjve nga Dibra të studiojnë në Tiranë me të njëjtat standarde dhe cilësi si në universitetet jashtë.

Rama: Luli kishte thënë do të hapim Universitetin e Peshkopisë. Prapë nga e para. Universitet në Peshkopi, Universitet në Ulëz, Universitet në Burrel. Universitet ku shkel Luli. Jo ne nuk do të hapim Universitet në Peshkopi, ne do të bëjmë që vajzat dhe djemtë e Dibrës të shkojnë në Universitet në Tiranë dhe në Tiranë ashtu sikundër kudo ku kemi universitete do të bëjmë universitetet e huaja të integrohen me universitetet tona, programet e universiteteve të huaja të  bëhen në univerisitetet tona, diplomat e universiteteve të huaja të merren në universitetet tona dhe prindërit për ata që janë më të mirët të mos i çojnë jashtë për një studim më të mirë por në universitetet tona në Shqipëri. Ku merret një diplomë e barabartë me ato univeristete. Kështu do të bëjmë ne. Universitet në Peshkopi, imagjinojeni, e hap Luli dhe keni dekan Xhelal Mziun.

EMISIONET