Në postimet e bëra në llogarinë e saj në Instagram Luana Vjollca ditën e djeshme na ka treguar se ishte duke bërë xhirime por pa zbuluar më shumë detaje.

Ajo ndau vetëm disa video të ëmbëlsirave dhe pamjen e saj mjaft të kuruar.

Mbas orëve të shumta të xhirimeve, moderatorja ka ndarë dhe një foto të makinës së saj ngjyrë të kuqe të dëmtuar tek pjesa përpara saj.

“U qyqa, kush e bëri këtë?”- shkruan Luana krah fotos.

Pa dyshim që të gjithëve mendja na shkoi se gjithçka mund të jetë e inskenuar për ndonjë skenë xhirimi.