Në puntatën e së premtes, në emisionin ‘Glamour Zone’ në ekranin e RTV Ora, ka qenë e ftuar këngëtarja e talentuar Albulena Ukaj, e cila njihet ndryshe si Sozia e Tunës.

Pasi Albulena, iu përgjigj shumicës së pyetjeve me spec në rubrikën ‘Pyetje Hot’, në fund, vendosi që t`ia kthente me të njëjtën monedhë moderatores Ester Bylyku duke e vënë në vështirësi.

Albulena e sfidoi duke e pyetur, se me cilën moderatore nuk do të bashkëpunonte asnjëherë.

Dhe Ester Bylyku tha: ‘Më ka ndodhur njëherë që e kam ngrenë specin në emision, dhe nuk vazhdoja dot më xhirimet, kështu që më mirë po përgjigjem. Jo se kam dicka personale, por nuk do të bashkëpunoja asnjëherë me Bieta Sulon, sepse jemi dy karaktere të ndryshme. Unë jam shumë më e qetë, ajo është më ekspresive, dhe nëse publiku shqiptar do të donte të shihte dy persona tërësisht të kundërt në një projekt, do të ishte ky rast.’