Së fundmi Sara Hoxha, e dashura e Ledrit ka postuar një foto ku tregon strijat në pjesën anësore të kofshëve. Ajo ka treguar se këto strija nuk i janë krijuar për shkak të shtatzënisë sepse është shumë herët, por për shkak të luhatjeve që ka pasur me peshën në adoleshencë.

Ajo i ka suportuar ndjekësit që të ndihen mirë me lëkurën e tyre siç ndihet dhe ajo. Por kjo gjë nuk i ka shpëtuar as mamit të Ledrit, Xheraldia, e cila i ka dërguar një mesazh mjaft të ëmbël duke i treguar mbështetjen e pakushtëzuar.

“Ti duaje trupin tënd ashtu si është me strija, pa strija…me çka do që ka se është i vetmi që ke dhe është i bukur ashtu si është. Strijat janë një gjë normale, bile e bukur se ato strija flasin për jetën dhe jo për ngulfatje dëshirash e ngulfatje oreksi në kohë të caktuara. Të don nini ty shumë!”, i ka shkruar ajo.